Gjergj Vyshka 04.03.2015 15:45
Administratori i bluve, Ismet Saliaj, duket se nuk ka ndërmend të vazhdojë e të shpresojë t’i kthejë mendjen Dritan Mehmetit që të vijë përsëri trajner i bluve. Kështu që e enjtja, pas ndeshjes me Butrintin, duket se do të ketë të reja. Dhe një emër që Saliaj e ka gjithnjë e më shumë në mendje është Faruk Sejdini.
Trajneri që ka qenë në krye të Dinamos në sezonin e fundit të Kategorisë Superiore, 2011-2012, por që ka dalë kampion me blutë më 2001-2002 e kontributi i tij gjithnjë ka qenë i çmuar për blutë dhe për të gjithë tifozët e kësaj skuadre.
Dhe në kushtet ku ndodhet skuadra, ndërsa drejtuesit kanë nisur të shohin rrezikun e rënies poshtë, atëherë kanë menduar si shpëtimtarin e situatave, si një herë e në një kohë për Dinamon e madhe, Faruk Sejdinin.
Ndoshta vetëm e enjtja mund ta zyrtarizojë këtë kandidaturë për të qenë në krye bluve për të cilën askush nuk mund të thotë “Jo”.