AlbanianSport.com 29.09.2014 15:25
150.000 lekë të rinj ka qenë shpërblimi për të gjithë skuadrën për fitoren ndaj Luftëtarit, 2-0 në Gjirokastër.
Një shpërblim, e cila sipas administratorit të bluve, Ismet Saliaj, është shpërndarë sapo ka përfunduar ndeshja.
Dhe të gjithë shpresojnë që të jetë si një motivim për të dy ndeshjet radhazi në Tiranë, si dhe për një rritje të kërkesës së lojtarëve për të arritur objektivin, që është ngjitja në Superiore.
E në fakt të gjithë lojtarëve dhe stafit duket se u ka takuar nga një shumë prej 10.000 lekësh të rinj. Ndoshta tanimë po fryjnë erëra të mira për Dinamon.