Gjergj Vyshka 03.03.2015 13:55
Butrinti, ashtu sikurse të gjitha skuadrat e Kategorisë së Parë, luan dy ndeshje për katër ditë. Do të presë Dinamon të mërkurën, ndërsa të shtunën do të jenë në Gjirokastër përballë Luftëtarit vendës.
Madje këtë ndeshje sarandjotët, të cilët pritet që të jenë të shumtë në stadiumin “Gjirokastra”, e konsiderojnë si ndeshje brenda. Megjithatë përtej euforisë, ata kanë premtuar që do t’i marrin ndeshjet një e nga një.
Dhe për rrjedhojë premtojnë fitoren ndaj Dinamos së “masakruar”, siç kërkojnë ta konsiderojnë ato skuadrën blu, pas trazirave që kanë ndodhur me kryeqytetasit pas humbjes me Bylisin.
Tashmë skuadra e Hysit plotësohet dhe më shumë, sepse në formacion do të kthehen dhe të munguarit për shkak të kartonëve në sfidën me Shkumbinin.