Gjergj Vyshka 03.03.2015 13:10
Bruna Tuzi dhe Ted Shpati, dy shahistët e Akademisë në kryeqytet, këtë fundjavë kanë qenë pjesëmarrës në turneun ndërkombëtar të Konjicës në Bosnje-Hercegovinë.
Sipas informacionit që ka dhënë trajneri i tyre, Shkëlqim Çela, Shpati ka zënë vendin e 33-të me 4 pikë, ndërsa ka rritur koeficientin e tij ELO me 28.4 pikë.
Kurse Bruna Tuzi është renditur e 39-ta dhe koeficienti i saj “ELO” është rritur me 33.4 pikë.
“Rezultatet janë të mira. Kishte mundësi dhe për më shumë. Por megjithatë duhet cilësuar garë e suksesshme”, – ka përfunduar Çela.