AlbanianSport.com 03.03.2015 12:25
ASNN – Pogradeci, pasi është mundur në fushën e vet 2-1 me Sopotin, por pasi është mundur dhe në Berat nga Tomori vendës, 1-0, tashmë nuk ka rrugëzgjidhjeje tjetër.
Që do të thotë se në sfidën e nesërme ndaj Bylisit do të kërkojë fitoren, si e vetmja rrugë që do të mund t’i sigurojë mbijetesën liqenorëve në Kategorinë e Parë.
Nuk duhet harruar që Pogradeci është vetëm 4 pikë larg Shkumbinit të vendit të fundit, si dhe 3 pikë larg Naftëtarit të vendit të 9-të.
Siç dihet që ka dhe një “play-out” me vendin e dytë të Grupit të Veriut të Kategorisë së Dytë.
Në të tilla kushte për të mos e rënduar veten, edhe pse e dinë që Bylisi është një kundërshtar i vështirë, i cili kërkon ngjitjen në Superiore, Pogradeci kërkon fitoren përballë ballshiotëve të mërkurën.