Gjergj Vyshka 02.02.2015 17:15
Dinamo duket se do të shkojë si “gjysmagjel” në Sarandë. Sepse do të ketë tre mungesa.
Që do të thotë se Tafaj e Turdiu kanë plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë, kurse Thana është i ndëshkuar për shkak të kartonit të kuq.
Në këto kushte, kur ende nuk është zyrtarizuar trajneri i ri, atëherë Dinamo do të jetë me gjysmë formacioni dhe thuajse e dorëzuar.
“Tani futbolli ka dhe të papritura. Ashtu sikurse Bylisi fitoi ndaj nesh, edhe ne mund të bëjmë surprizën në Sarandë, sepse lojtarët i kemi”, – ka thënë administratori Saliaj