Gjergj Vyshka 02.02.2015 16:35
Xhino Gargano nuk është më trajneri i Teutës për të rinj. Barazimi 1-1 në Elbasan, të paktën dhe sipas rrëfimeve të italianit, i ka bërë drejtuesit që të ndryshojnë mendim dhe ta largojnë Garganon nga posti i trajnerit të Teutës për të rinj.
Në ndeshjen ndaj Elbasanit, sipas Garganos, durrsakët jo vetëm që kanë dominuar, por kanë krijuar 7-8 raste shënimi. Goli i pësuar ka ardhur për një gabim në vendosje të mbrojtjes durrsake dhe në fund 1-1.
“I falënderoj djemtë e mi që sot kanë shpalosur një futboll të madh. Por drejtuesit vendosën që të më largonin”, – ka thënë Gargano, kurse tashmë Teuta e Nën-19-vjeçarëve do të kërkojë një tjetër trajner.