AlbanianSport.com 29.09.2014 13:45
ASNN – Në ndeshjet e javës së parë të Grupit B të Kategorisë së Dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Tepelena ka vuajtur për të marrë një fitore 4-3 ndaj Përmetit në sfidën e djeshme, që ka nisur me 15 minuta vonesë. Edhe Këlcyra e ka nisur me fitore sezonin, teksa mund Gramozin 1-0 në fushën asnjanëse të Memaliajt.
Ndërkaq, nuk ka falur në nisjen e kampionatit as Egnatia, teksa ka mundur Bilishti Sportin me rezultatin 2-0. Më tej, Një Gramsh cinik ka qenë ai i djeshmi përballë Delvinës. Ka mjaftuar një gol i Levendit nga pika e bardhë që gramshakët ta nisnin me fitore kampionatin.
Himara është rikthyer pas 4 vitesh në Kategorinë e Dytë, por paraqitja në takimin e djeshëm ka treguar se nuk do të qëndrojë gjatë këtu, teksa ka mundur Memaliajn me rezultatin 4-2. Dhe, së fundi, ka qenë një fitore me 3 gola ajo që Turbina arriti në premierë ndaj Orikumit.
Kategoria e Dytë
Grupi B
Java e parë
(28 shtator 2014)
Këlcyra – Gramozi 1-0
Egnatia – Bilisht Sporti 2-0
Tepelena – Përmeti 4-3
Gramshi – Delvina 1-0
Himara – Memaliaj 4-2
Turbina – Orikumi 3-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Turbina 1 1 0 0 3-0 3
- Himara 1 1 0 0 4-2 3
- Egnatia 1 1 0 0 2-0 3
- Tepelena 1 1 0 0 4-3 3
- Gramshi 1 1 0 0 1-0 3
- Këlcyra 1 1 0 0 1-0 3
- Përmeti 1 0 0 1 3-4 0
- Delvina 1 0 0 1 0-1 0
- Gramozi 1 0 0 1 0-1 0
- Memaliaj 1 0 0 1 2-4 0
- Bilisht Sporti 1 0 0 1 0-2 0
12. Orikumi 1 0 0 1 0-3 0