AlbanianSport.com 24/03/2019 13:25
ASNN – 50 trajnerët më të mirë në historinë e futbollit, dominon shkolla holandeze e futbollit total. Revista e njohur franceze, “France Football”, pas një analize të kujdesshme zbuloi sot 50 emrat e trajnerëve më të mirë në historinë e lojës së futbollit, ku janë përfshirë me kujdes ata që kanë lënë më shumë gjurmë me zbulimet e tyre në lojën e futbollit dhe njëherësh që kanë arritur suksese të rëndësishme në karrierën e tyre.
Ka trajnerë futbolli nga shumica e vendeve evropiane e madje dhe nga ish-Bashkimi Sovjetik. Në krye të listës qëndrojnë teknikët që shpikën dhe aplikuan futbollin total si dhe pinjollët e tyre. Ky është grupi i parë i rëndësishëm i teknikëve që nis me holandezin Rinus Mishels, vijon me Johan Krujfin dhe sot përfaqësohet me Pep Guardiolën, që ka praktikuar versionin më të dashur e spektakolar të futbollit total, “tiki-taka”.
Në listë, në grupin e dytë të rëndësishëm janë trajnerët e shkollës italiane të futbollit, që përbëjnë dhe grupin më të madh, përfaqësuar me Sakin, Ançelotin, Trapatonin, Kapelon, Lipin e Konten. Në listën e mëposhtme jepen emrat e 50 teknikëve më të njohur e më të mëdhenj të futbollit botëror.
- Rinus Mishels
- Aleks Ferguson
- Arrigo Saki
- Johan Krujf
- Pep Guardiola
- Valeri Lobanovski
- Helenio Herrera
- Karlo Ançeloti
- Ernst Hapel
- Bill Shankli
- Mat Basbi
- Xhovani Trapatoni
- Zhoze Murinjo
- Migel Munjoz
- Brajën Klof
- Marçelo Lipi
- Nereo Roko
- Luis van Gal
- Otmar Hitcfeld
- Béla Gutman
- Fabio Kapelo
- Zinedin Zidan
- Viktor Maslov
- Herbert Çapman
- Jup Hajnkes
- Bob Peisli
- Jurgen Klop
- Albert Batoks
- Gus Hidink
- Udo Latek
- Diego Simeone
- Arsen Venger
- Visente del Boske
- Xhok Shtain
- Tele Santana
- Vik Bakingam
- Rafael Benitez
- Hënes Vajsvailer
- Bobi Robson
- Detmar Kramer
- Mirçea Luçesku
- Tomisllav Iviç
- Stefan Kovaç
- Luis Aragones
- Frenk Rijkard
- Oto Rehagel
- Rajmond Gutals
- Marselo Bielsa
- Antonio Konte
- Zhan-Klod Suodo