5 pasuesit më të mëdhenj që kanë furnizuar Mesin për golat e tij

Share Button

AlbanianSport.com 30/01/2019 20:15

ASNN – Mesi i varur nga pasuesit, pas lagimit të Ksavit, Injestës dhe Nejmarit, shpresat janë tek një mbrojtës. Lionel Mesi është padyshim një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë. Ai ka thyer rekorde të pabesueshme dhe ka korrur fitores si askush tjetër, duke u llogaritur që tani si një nga më të mirët në historinë e futbollit. Por Mesi nuk do të ishte bërë asnjëherë i madh nëse nuk do të luante me një skuadër kampione si Barcelona, dhe me bashkëlojtarë të nivelit më të lartë si Ksavi, Injesta, Pujol, Ronaldinjo, Dani Alvesh, Nejmar, Suarez, etj.

Janë pikërisht këta futbollistë që i kanë shërbyer Mesit të jetë në majën e futbollit dhe argjentinasi, në fakt, nuk e ka mohuar se ka qenë efikas falë ndihmës së shokëve dhe punës së mirë të skuadrës. Mediat spanjolle kanë radhitur lojtarët që e kanë ndihmuar më shumë Mesin të shënojë, pra duke i dhënë pasimin e fundit për gol. Në listën e gjatë të pasuesve merr rëndësi emri i atij që i dha pasimin e parë për gol, fenomeni brazilian Ronaldinjo. Pra, Mesi e shënoi golin e parë për ngjyrat “blaugrana” falë magjisë së Ronaldinjos.

Dhe në listë ka surpriza të mëdha, pasi besohej se Ksavi dhe Iniesta janë në vend të parë. Por jo, nga përllogaritja që kanë bërë mediat spanjolle, Luis Suarez është ai që e ka ndihmuar më shumë, me 46 pasime ideale për gol, ose më saktë pasime të shndërruara në gol. Më pas vjen Andres Injesta me 44 pasime të tilla. Në vend të 3-të renditet Ksavi Hernadez me 43 pasime ideale për gol.  Dy lojtarët e tjerë që plotësojnë 5-shen e parë janë mbrojtës, çuditërisht, i pari braziliani Dani Alvesh, një nga ndihmësit më të mëdhenj të Nejmar që i ka dhënë 42 pasime goli.

Kurse në vend të 5-të renditet Zhordi Alba me 22 pasime, por me një kohë shumë të shkurtër, pasi bëhet fjalë për një lojtar që i jep pasime goli pas largimit të brazilianit Nejmar, i cili 18 muaj më parë braktisi Barcelonën për Paris SG-në.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh