Gjergj Vyshka 16.01.2016 13:30
Pesë federata bëhen bashkë në aktivitetet e tyre për vitin 2016. Kështu do të ndodhë me Federatën Shqiptare të Aeronautikës, Motoçiklizmit, Çiklizmit, Raftingut dhe Zhytjes.
Të pesë këto institucione nëpërmjet drejtuesve të tyre, sot pasdite tek Muzeu Historik Kombëtar, do të shpallin dhe aktivitetet e vitit 2016.
Ndërkohë që “Mountain bike” do të kthehet me veprimtaritë e saj tek TEG-u më 31 janar.
Do të jetë një spektakël me biçikleta për të gjithë të pranishmit në ato momente në TEG, kurse kështu sportet ekstreme duket se po kthehen në traditë për shqiptarët.