5 ekipe të Superiores me “stola bosh”, vetëm Mirel Josa i konfirmuar

Share Button

Stadiumi-Adush-Muca-Ballsh-stoli

Adriatik Balla 27.05.2015 09:45

Kriza e klubeve në Superiore, pesë ekipe pa trajner: Kukësi, Partizani, Tirana, Laçi, Flamurtari, etj, nuk kanë një trajner të konfirmuar në krye të skuadrave të tyre. Shumica e klubeve të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit e kanë mbyllur sezonin me probleme, sidomos në aspektin e drejtimit, pasi nuk kanë një staf teknik të qëndrueshëm dhe po kërkojnë trajnerë të rinj. Ndër ta bëjnë pjesë ekipet e kryeqytetit, si dhe ekipet e mëdha të rretheve si Flamurtari, Teuta, Laçi, apo dhe Kukësi.

E vetmja skuadër deri tani që ka siguruar stafin teknik është Skënderbeu, i cili pikërisht ditën që mbylli sezon si triumfatore, pra duke fituar titullin “kampion”, rinovoi kontratën me trajnerin Mirel Josa, që është sot për sot trajneri më i suksesshëm i Superiores. Në fakt, të kesh një trajner të aftë është siguri për realizimin e objektivave, prandaj klubet e Superiores rivalizojnë dhe në këtë drejtim me njëra-tjetrën. Katër ekipe deri tani janë në dilema të mëdha për stafin e ri teknik.

Tirana nuk ka trajner, kurse Kukësi ka një serb “të komanduar”, por me siguri që do të ndryshojë gjatë rrugës. Laçi gjithashtu do të kërkojë një trajner të ri, sikurse dhe Flamurtari do të gjejë një emër të ri për stolin e tij. Këto 4 ekipe është e sigurt që do të marrin staf të ri, por në dilemë është edhe Partizani, ku trajneri Shpëtim Duro ende s’e ka rinovuar kontratën me presidentin Gazmend Demi. Bëhet fjalë pra për 5 trajnerët që luftuan për titullin në sezonin që sapo u mbyll duke dhuruar një rivalitet të jashtëzakonshëm në krye të skuadrave që drejtonin.

Mirel Josa te Skënderbeu, Miodrag Radanoviç që mbylli sezonin te Kukësi pas largimit të Artim Shaqirit, Shpëtim Duro te Partizani dhe Gugash Magani te Tirana. Sot vetëm ai që triumfoi në një rrugë të gjatë me një “korsi katërshe” për titullin është i konfirmuar për sezonin e ardhshëm, Mirel Josa. Ardian Takaj nuk ka hezituar për të garantuar besimin ndaj trajnerit kryeqytetas. Ai e ka konfirmuar Josën në krye të edicionit të ardhshëm, duke synuar për titullin e 6-të radhazi.

Të gjithë të tjerët janë ende në pritje të fatit të tyre. Për Miodrag Radanoviç gjithçka do të varet nga ecuria e finales së Kupës së Shqipërisë. Ndjesitë e drejtuesve të Kukësit për trajnerin serb janë pozitive aq sa është aluduar se ai mund të qëndrojë në drejtim edhe nëse dështon përballë Laçit. Sidoqoftë, kjo mbetet një hipotezë disi e vështirë për t’u besuar përballë situatës që paraqitet në Kukës, ku uria për të kurorëzuar me trofe një epokë suksesi është e jashtëzakonshme dhe mungesa e tyre ka kushtëzuar largime edhe kur mbeteshin pak javë nga fundi i kampionatit.

Partizani zhvilloi një sezon të mirë duke u rikthyer pas 7 vitesh në veprimtaritë evropiane, por Duro mbetet ende në pritje të një konfirmimi nga ana e presidentit Demi. Konfirmim, mungesa e të cilit ka ushqyer jo pak spekulime. Fati i Maganit dihet. Trajnerit peqinas më jetëgjati në historinë e këtyre dy dekadave të fundit te Tirana nuk mundi të

rezistojë deri në javën e fundit të kampionatit pas tërmetit që shembi skuadrën e tij në Kukës.

Tirana mbetet ende në kërkim të një trajneri, emri më i përfolur mbetet ai i Shkëlqim Muçës. Me pak fjalë, trajnerët që luftuan për titullin me përjashtim të Josës që suksesi i shërbeu si garanci për të ardhmen, mbeten ende në pritje të fatit të tyre.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh