AlbanianSport.com 28/03/2019 18:05
ASNN – Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) konfirmon në Lojërat Olimpike 2024 do të përfshihen edhe 4 sporte të reja. Në një konferencë për shtyp, presidenti i IOC-së, Tomas Bah, tha se ai i admiron risitë. “Ju e dini që unë i admiroj lëvizjet që sjelin risi”, – tha kreu i organizmit që qeveris lëvizjen olimpike botërore.
“Kështu, IOC-ja do të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme për të patur sportin e boksit që në “Tokio 2020”, – vijoi ai. – AIBA, Federata Botërore e Boksit prej kohësh po lufton që të ketë sportin e saj në Tokio, pasi u hoq më parë pas akuzave për korrupsion. Ata kanë sjellë një sërë shkresash për këtë dhe ne po i shqyrtojmë.”
Bahu vuri gjithashtu në dukje edhe problemin se përse mungojnë vende për të aplikuar në organizimin e Lojërave Dimërore Olimpike. Për këtë ai tha se do të ngrihen grupe pune. “Ne diskutuam hapat e mëtejshëm për ta bërë procedurën e kandidaturave edhe më të hapur, edhe më të orientuar drejt dialogut”, – ka pohuar ai.
“Për këtë qëllim, kemi krijuar një grup pune për ta shqyrtuar këtë dhe për ta përgatitur për hapat që do ndjekë”, ka përfunduar presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Tomas Bah.