35 norvegjezë zbarkojnë për një turne të brixhit në Durrës

Share Button

Brixhi-kartat

AlbanianSport.com 28.09.2014 23:45

ASNN – Në plazhin e Durrësit u zhvillua këtë fundjavë një turne miqësor ndërkombëtar i lojës brixh. 35 brixhistë, antarë të një klubi norvegjez, mbërritën në Shqipëri për të marrë pjesë në këtë turne. “Të lidhesh me ura kulturore njerëzit përtej kufijve është një nga pjesët më të rëndësishme dhe emocionuese të kësaj loje. “Make bridge, not war” (“Bëj urë, jo luftë”). Vitin e ardhshëm në Norvegji do të zhvillohet Kampionati Evropian i Brixhit dhe ne shpresojmë që brixhistë nga Shqipëria do të jenë pjesëmarrës në të”, – tha Ojstein Mauritzsen, drejtues i klubit norvegjez të brixhit.

Edhe pse kjo loje njihet pak ne vendin tone, Federata Shqiptare e Brixhit synon që ta promovojë këtë sport të mendjes, duke nxitur përmes tij edhe turizmin e ushtrimit të hobeve në vendin tonë. “Promovohet turizmi sepse këto janë llojet e turizmit më të preferuara sot në botë. Kjo do të thotë, turizmi i bazuar në pasionet e njerëzve. Shtresat e evoluara, të paktën të Evropës, duan të kalojnë kohën e lirë në mënyrë cilësore dhe nuk është vetëm deti qa i tërheq ata”, – tha Kostandin Kapo, president i FSHB-së. Çelja e turneut përkoi me Ditën Botërore të Turizmit.

Zëvëndësministri i Turizmit, Alfred Dalipi duke përshëndetur turneun premtoi mbështetjen e ministrisë për organizimin e një turneu ndërkombëtar vitin e ardhshëm në Shqipëri. “Data 27 shtator është dita ndërkombëtare dhe botërore e turizmit dhe prania juaj në ballafaqimin me Federatën Shqiptare te Brixhit është një ditë e shënuar edhe për turizmin shqiptar, – theksoi Dalipi. – Me federatën kemi një bashkëpunim të gjatë. Jemi duke përpunuar idetë për një kampionat ndërkombëtarë të financuar nga ministria dhe nga autoritetet shqiptare.”

“Shpresojmë që disa prej jush t’i kemi sërish në Shqipëri dhe të shijoni pak më shumë nga mikpritja dhe nga çka ofron Shqipëria për të huajt”, – përfundoi Zv/Ministi Dalipi, i cili, në mënyrë simbolike, shpërndau pasaportat e turizmit shqiptar për lojtarët norvegjezë. Përballë lojtareve norvegjezë në tavolinat katërshe të brixhit kanë luajtur 10 lojtarë profesionistë të brixhit shqiptar, të cilët shprehën optimistë për turneun, duke sjellë në vëmendje dhe fitoren me skuadrën kampione të botës në brixh, disa vite më parë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Ski / Kolturi, e bronztë në sllallom gjigand në Botërorin e Të Rejave

(Video) Ski / Kolturi, e bronztë në sllallom gjigand në Botërorin e Të Rejave

AlbanianSport.com 02/02/2024 15:15 ASNN – Lara Kolturi e pandalshme, medalje bronzi në Botërorin

Formula 1 / Braun: Ndryshime në 2022-shin, shtohet numri i garave “sprint”

Formula 1 / Braun: Ndryshime në 2022-shin, shtohet numri i garave “sprint”

AlbanianSport.com 02/11/2021 21:25 ASNN – Formula 1 në Botërorin e 2022 do të pësojë shumë ndryshime.

Zhuninjo: Shaqiri, një fitues, shpreson që me të edhe Lioni të fitojë trofe

Zhuninjo: Shaqiri, një fitues, shpreson që me të edhe Lioni të fitojë trofe

AlbanianSport.com 25/08/2021 23:35 ASNN – Legjenda braziliane, Zhuninjo, ka vetëm fjalë të mira

(Video) Basketboll / Spiro Leka, një nisje e shkëlqyer me Ferrarën

(Video) Basketboll / Spiro Leka, një nisje e shkëlqyer me Ferrarën

AlbanianSport.com 04/01/2021 20:55 ASNN – Ekipi i trajnerit shqiptar ka korrur 6 fitore në 8 ndeshje

(Video) Volejboll – Femra / Sava Thaka, gati për aventurën izraelite: Përvojë e re

(Video) Volejboll – Femra / Sava Thaka, gati për aventurën izraelite: Përvojë e re

AlbanianSport.com 30/08/2019 17:55 ASNN – Lojtarja e Kombëtares rrëfen për RTSH Sport pritshmëritë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh