AlbanianSport.com 02.02.2016 16:15
ASNN – Sipas asaj që raporton të hënë faqja finlandeze në Internet, “Iltalehti.fi”, sulmuesi kosovar, Njazi Kuqi, synon të rikthehet tek skuadra përfaqësuese e këtij vendi. 32-vjeçari është pjesë e skuadrës PK-35, së cilës i është bashkuar kohë më parë. Në ndeshjen e parë zyrtare për këtë ekip, Kuqi ka shënuar një gol në fitoren 3-0 ndaj HIFK, të luajtur në kuadër të Kupës së Ligaës.
“Natyrisht që shpresoj që këtë edicion të shënoj mjaft gola për t’u kthyer tek përfaqësuesja e Finlandës, – ka deklaruar Kuqi për median në fjalë. – Tashmë te Finlanda është një trajneri i ri dhe ai do t’i ndjekë ndeshjet e kampionatit nga afër, prandaj shpresoj ta bind me paraqitjet e mia.” Me përfaqësuesen e Finlandës, Njazi Kuqi ka debutuar në vitin 2005 dhe ka shënuar 5 gola në 12 ndeshje.
Paraqitja e tij e fundit daton në vitin 2013. Gjatë karrierës së tij të larmishme, Kuqi, i cili është vëllai i vogël i futbollistit të njohur kosovar të përfaqësueses finlandeze, Shefkiut, ka qenë pjesë e skuadrave Lahti, Birmingam, Blekpul, Piterboro, Groningen, Karl Zais Jena, Koblenz, Stivënexh, Dandi, TPS Turku, Panionios, Atromitos, Pro Verçeli, Olympiakos i Volosit dhe SG Sonenhof.