AlbanianSport.com 14/01/2019 22:05
ASNN – Shefi i policisë, që ishte në detyrë gjatë fatkeqësisë që ndodhi në stadiumin e futbollit “Hillsboro”, do të përballet me gjyqin, mbi vdekjen e 95 tifozëve të Liverpulit, 30 vjet pas tragjedisë. Dejvid Dakenfilld ishte shefi i forcave policore gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Anglisë (FA Cup) midis Liverpulit dhe Notingem Forestit në Shefilld, në Stadiumin “Hillsboro”, të mërkurën e 15 prillit 1989. Ai është akuzohet për neglizhencë në detyrë, me pasojë vdekjen e 95 personave, të cilët u shtypën në pjesën e caktuar për tifozët e Liverpulit.
Gjyqi zhvillohet në Gjykatën e Kurorës së Prestonit, në veriperëndim të Anglisë. Qyteti është 40 kilometra larg Liverpulit. Dakenfilldi nuk ka pranuar fajin për të gjitha akuzat. Pasi të jetë përzgjedhur një juri prej 12 vetësh, prokuroria mund të fillojë të paraqesë çështjen e saj kundër Dakenfilldit. Nuk dihet se sa do të zgjasë gjykimi. I pandehuri tjetër me Dakenfilldin, ish-sekretari i klubit të Shefilldit, Graham Makrell, akuzohet për një vepër penale që përfshin certifikatën e sigurisë së stadiumit. Familjet e viktimave të Hillsborough bënë një luftë të gjatë që kjo tragjedi të hetohej.
“Ne do të vërtetojmë se David Dakenfilldi dështoi në përmbushjen e detyrës së tij dhe mungesa e përgjegjësisë së tij kontribuoi ndjeshëm në vdekjen e atyre personave”, – thanë prokurorët e çështjes. Ish-oficerët e policisë, Donald Denton dhe Alan Foster, si dhe avokati në pension Piter Metkallf, do të dalin në gjyq, të akuzuar për shtrembërim të rrjedhës së ngjarjeve para drejtësisë. Përkujtimorja në stadiumin Anfield të Liverpulit për 96 viktima u bë në vitin 2016, plot 27 vjet nga dita e fatkeqësisë. Familjet e viktimave ranë dakord unanimisht se kjo do të ishte ngjarja e fundit publike në “Enfilld”, në kujtim të atyre që humbën jetën.