3 maj 2016… 4 vjet më parë Kosova pushtonte “kalanë” e UEFA-s

Share Button

AlbanianSport.com 03/05/2020 21:40

ASNN – 3 maji është një ditë historike për gjysmën tjetër të futbollit shqiptar. Në 3 maj të vitit 2016 Kosova u bë anëtare me të drejta të plota e UEFA-s, në Kongresin e 40-të të mbajtur në Budapest. Ëndrra e shumë brezave u bë realitet, kjo falë punës shumë vjeçare të Presidentit të ndjerë, Fadil Vokrri, i cili punoi që nga dita e parë e shpalljes së Pavarsisë së Kosovës, që shteti më i ri i Evropës të njihej në FIFA dhe UEFA për t’ hapur më pas rrugë zhvillimeve të mëdha.

Më 3 maj të vitit 2016 në Kongresin e UEFA-s të mbajtur në Budapest, futbolli i Kosovës më në fund kishte thyer izolimin shumëvjeçar. Delegacioni i udhëhequr nga presidenti i atëhershëm i FFK-së, legjendari Fadil Vokrri, kishte udhëtuar drejt kryeqytetit hungarez me shpresa të mëdha. Kështu, përkushtimi dhe këmbëngulja shumëvjeçare u konkretizuan, kur, pas votimit në Kongres, 28 nga 54 anëtarë të UEFA-s votuan pro pranimit të FFK-së si anëtare e UEFA-s.

Një përkrahje të fuqishme në Kongresin në Budapest, Kosova pati nga zyrtari i ligjor i atëhershëm i UEFA-s, Alaster Bell, që u shpjegoi pjesëmarrësve të Kongresit se fakti se “nuk je anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara nuk do të thotë se nuk je shtet”. Ishte një pengesë që kishte hasur Kosova vazhdimisht, për shkak të nenit në statusin e UEFA-s. Pranimi në UEFA-s u prit me emocione të shumta nga delegacioni, por edhe populli i Kosovës.

“Katër vjet më parë ëndrra jonë u bë realitet, – ka shkruar Presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi, të dielën në faqen zyrtare të Federatës në Internet. – Kosova përfundimisht u bë anëtarja e 55-të e UEFA-s në Kongresin e Budapestit, më 3 maj, 2016. Kësisoj, kjo datë hyri në analet e historisë së futbollit tonë, duke shënuar thyerjen e izolimit prej 25 vjetësh. Anëtarësimi në familjen evropiane të futbollit e kurorëzoi sakrificën e shumë gjeneratave të futbollit, donatorëve që mbajtën gjallë futbollin.

“Por edhe punën e guximshme e të palodhshme të drejtuesve të federatës, që nga kryetari i parë pas mëvetësimit, Agim Bytyçi, pastaj Rexhep Abdullahu, Sabri Hashani e që gjithçka u finalizua nën udhëheqjen e legjendës Fadil Vokrri”, – ka shtuar ai.  Ndërkaq, në shoqërinë e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, të Sekretarit të Përgjithshëm, Eroll Salihu, anëtarëve të administratës dhe drejtuesve të grupit të tifozëve “Dardanët”, Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka bërë të dielën, homazhe në varrin e presidentit të ndjerë Fadil Vokrri.

Por, në këtë ditë historike për Kosovën dhe gjithë futbollin shqiptar, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në emër të gjithë komunitetit të futbollit në vend ka uruar Federatën e Futbollit të Kosovës nëpërmjet një letre zyrtare. “I nderuar z. Ademi! – shkruan kreu i organizmit që qeveris futbollin në Shqipëri. – Me përvjetorin e katërt të pranimit të Kosovës në UEFA, kam nderin dhe kënaqësinë t’ju përcjell në emrin tim dhe të të gjithë anëtarëve të familjes së futbollit në Shqipëri urimet më vëllazërore për këtë ditë historike për Kosovën.”

“Ëndrra e shumë brezave në Kosovë tashmë është realitet i prekshëm, – ka vijuar ai. – Kosova prej 4 vitesh është bërë pjesë e familjes evropiane të futbollit, si anëtare me të drejta të plota. Puna e madhe e bërë nga Presidenti Vokrri dhe ju sot, kanë bërë që Kosova të ketë vendin e merituar në panoramën e futbollit evropian. Kjo arritje na bën krenar dhe jemi optimist se do të keni një të ardhme të ndritur përpara, me fitore dhe suksese të cilat na kënaqin dhe gëzojnë pa masë.”

“Marrëdhëniet tona vëllazërore dhe institucionale janë dhe do të jenë në nivelet maksimale të bashkëpunimit. Së bashku do të zhvillojmë projekte të rëndësishme për rritjen e futbollin shqiptar. Përshëndetje të përzemërta”, – përfundon mesazhi i Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, drejtuar homologut të tij, Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me rastin e 4-vjetorit të pranimit në UEFA.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh