Gjergj Vyshka 29.10.2014 09:45
28 tetori është shpallur si dita botërore e Xhudos. Dhe kjo ditë është festuar dhe në Shqipëri, të paktën kjo edhe sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Xhudos, Labo Çapo, ndërsas është vendosur 28 tetori për nder të ditëlindjes së themeluesit të këtij sporti në botë, Jigoro Kano.
Çapo shpjegon se me porosi të Federatës Botërore të Xhudos në të gjitha vendet, që janë anëtare të këtij institucioni, janë organizuar aktivitete të ndryshme, kjo me të gjitha kategoritë e grupmoshave, veçanërisht të fëmijëve.
Parë kështu edhe Federata Shqiptare e Xhudos është angazhuar në këtë veprimtari dhe ka organizuar aktivitete të ndryshme, lojëra e demonstrime ndeshjesh në të gjitha palestrat ku ushtrohet xhudo. Madje për të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë diploma, kjo në shenjë kujtimi dhe respekti për nder të mjeshtrit të madh të xhudos botërore, Jigoro Kano.
Jo vetëm kaq, por në çdo palestër që ushtrohet sporti i xhudos është vendosur një poster i përgatitur nga Federata Botërore e Xhudos, e cila për çdo vit ka organizuar aktivitete të tilla, të cilat janë pasqyruar dhe në faqen e internetit të institucionit më të lartë në arenën ndërkombëtare të këtij sporti, apo dhe në atë të Ditës Botërore të Xhudos.