22 vjet pritje, Besim Hasani rrëfen historinë e sportit të Kosovës (I)

Share Button

BesimHasaniKOK-logo

Nga Klodeta Gjini 18.10.2016 12:15

Telefonata e presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe si u prit pranimi: “Shpërthyen lotët e gëzimit. Mezi arrita ta falënderoja Tomas Bahun”. Besim Hasani, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, ka ardhur në një rrëfim të veçantë për “Sport Ekspres”, të cilën e ka sjellë rekordmenia e kërcimit së larti në atletikën shqiptare, por njëkohësisht dhe Mjeshtra e Madhe, Klodeta Gjini.

Një luftë e madhe jo vetëm me ndërkombëtarët, por edhe me Serbinë, e cila që pas vdekjes së Titos e deri në bombardimet e NATOS më 1999 i ndaloi gjithçka kosovarëve; arsimin, edukimin, kulturën e sportin. E më pas nis një jetë ndryshe, sërish luftë në njohjen e pavarësisë si shtet, në njohjen e Federatave Sportive Ndërkombëtare. Për të mbërritur më pas në njohjen përfundimtare të Komitetit Olimpik të Kosovës më 22 tetor 2014.

E Kosova duke marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016” është shteti i njëqind që radhitet në listën e medaljeve, sepse Majlinda Kelmendi, xhudistja e peshës 52 kg, ka sjellë të artën e parë. Ja dhe rrëfimi i presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, të cilin AlbanianSport.com do t’jua sjellë në 3 pjesë, të martën, të mërkurën dhe të enjten dhe sot është pjesa e parë.

 

– A mund të na thoni si dhe kur u hodhën bazat e sportit të pavarur të Kosovës?

– Në Kushtetutën e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë të vitit 1974, Kosova kishte një lidhje të dyfishtë njëherazi me Serbinë, por dhe me RSJF-në. Më 29 Mars 1989, me ndërhyrjen e forcave policore, duke frikësuar deputetët dhe i zëvendësuar ata me forca policore, dhunshëm u ndryshua Kushtetuta e Kosovës. Realisht solli qe 92% e popullësisë, pikërisht ajo shqiptare, të shndërrohej në qytetarë të dorës së dytë. Për një kohë shumë të shkurtër u larguan nga puna rreth 140.000 nënpunës shqiptarë! Universiteti po ashtu mbylli dyert për ne. Njëkohësisht u mbyllën edhe shkollat e mesme. Sipas logjikës serbe për shqiptarët ishte e mjaftueshme vetëm shkolla fillore dhe na lanë të hapur vetëm këtë nivel arsimor. Të gjendur në një situatë të tille na mbeti vetëm një alternativë: formimi i institucioneve tona dhe vetë organizimi. Me zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, filluam të kishim një pikë referimi për zgjedhjen dhe sidomos drejtimin sa më të përshtatshëm për ne, shqiptarët! U mor vendim të vazhdohej edukimi/arsimimi në shkolla të mesme dhe në Universitete duke i krijuar këto institucione në shtëpi- shkolla. Qytetarët me kombësi shqiptare liruan shtëpitë e tyre për vijimin e mësimit. I njëjti model u ndoq edhe për kulturën dhe sportin. Fushat bujqësore u shndërruan në stadiume dhe hapësirat e ndryshme (anekse, bodrume, nen kulme etj) u shndërruan në salla për ushtrimin e sportit. Është kjo koha kur u formuan Federatat tona sportive, ndërsa përfaqësuesit e tyre formuan Komitetin Olimpik të Kosovës më 27 maj 1992.

 

– E më tej si ka ecur zhvillimi i sportit në Kosovë deri në njohjen nga ndërkombëtarët?

– Të gjitha këto ndodhnin në prani të forcave serbe, me kërcënime, me ndërprerje të stërvitjeve dhe të ndeshjeve, me konfiskimin e kapaciteteve sportive, me rrahje, burgosje. Madje arrihej deri në vrasje. Ne në Kosovë organizonim të gjitha Kampionatet Kombëtare nga ku do të dilnin kampionët tanë si në sportet individuale, ashtu dhe në ato ekipore e kolektive. Kampionët e Kosovës nuk mund të konkurronin jashtë saj. Çdo vit me vazhdimësi të rregullt zhvillonim kampionatet kombëtare për nxjerrjen e kampionëve. Ky organizim paralel në arsim, kulturë dhe sport zgjati deri në vitin 1999 kur ndodhi lufta dhe NATO bombardoi arsenalin e armatimit serb jo vetëm në Kosovë, por edhe në Serbi. Përfundimisht, Serbia detyrohet të tërhiqet nga Kosova. Pas luftë ne ishim territor i kontrolluar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), i cili në bazë të rezolutës së këshillit të sigurimit nr. 1244 kishte për detyrë krijimin e institucioneve të reja. Në këto rrethana ne shqiptarëve, pas 10 vjetësh, na u mundësua kthimi jo vetëm në Universitet, apo në shkollat e mesme, por njëkohësisht edhe për sportistët u hapën dyert e stadiumeve dhe të palestrave. Në këtë kohë Komiteti Olimpik i Kosovës filloj kontaktimin e drejtpërdrejtë me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh