22 vjet pritje, Besim Hasani: Njohja e sportit të Kosovës, betejë titanike (II)

Share Button

Tomas-Bah-Kosove-Besim-Hasani-Handshake

Nga Klodeta Gjini 19.10.2016 18:55

Telefonata e presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe si u prit pranimi: “Shpërthyen lotët e gëzimit. Mezi arrita ta falënderoja Tomas Bahun”. Besim Hasani, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, ka ardhur në një rrëfim të veçantë për “Sport Ekspres”, të cilën e ka sjellë rekordmenia e kërcimit së larti në atletikën shqiptare, por njëkohësisht dhe Mjeshtrja e Madhe, Klodeta Gjini.

Një luftë e madhe jo vetëm me ndërkombëtarët, por edhe me Serbinë, e cila që pas vdekjes së Titos e deri në bombardimet e NATOS më 1999 i ndaloi gjithçka kosovarëve; arsimin, edukimin, kulturën e sportin. E më pas nis një jetë ndryshe, sërish luftë në njohjen e pavarësisë si shtet, në njohjen e Federatave Sportive Ndërkombëtare. Për të mbërritur më pas në njohjen përfundimtare të Komitetit Olimpik të Kosovës më 22 tetor 2014.

E Kosova duke marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016” është shteti i njëqind që radhitet në listën e medaljeve, sepse Majlinda Kelmendi, xhudistja e peshës 52 kg, ka sjellë të artën e parë. Ja dhe rrëfimi i presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, të cilin AlbanianSport.com po jua sjell në 3 pjesë, të martën, të mërkurën dhe të enjten dhe sot është pjesa e dytë.

 

… Vijon nga dje

 

– Cilat janë strategjitë që keni përdorur për krijimin e një rrjeti sportiv, apo dhe të një dialogu në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar përderisa ishit jashtë tyre?

– Bazuar në Kartën Olimpike hartuam një strategji veprimi për të arritur në njohjen e Komitetit Olimpik të Kosovës nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Përpara se të aplikohej për njohjen duhej plotësuar kushti teknik, i cili na detyronte që pesë nga Federatat e Kosovës duhet të njiheshin nga federatat ndërkombëtare përkatëse. Në vitin 2002, së bashku me përfaqësuesit e Federatës së Pingpongut të Kosovës, takuam presidentin e Federatës Botërore të Pingpongut, Sharara, të cilit i shprehem vullnetin tonë për anëtarësim e Federatës sonë në këtë institucion. Përgjigja që na dha ishte: “Përgatituni të gjeni edhe katër federata të tjera ndërkombëtare që t’ju mundësojnë anëtarësimin, sepse ne të ITTF do ta njohim FPPK në kongresin e ardhshëm tonin, në maj të vitit 2003”. Ashtu ndodhi. Njohja tjetër e radhës ishte në vitin 2004 kur Federata Botërore e Hendbollit lejoi klubet tona të hendbollit të konkurrojnë në  kampionatet evropiane, por jo në rang përfaqësuesesh. Nga viti 2008 deri më 2014-ën u njohën dymbëdhjetë Federata të ndryshme tonat nga ndërkombëtarët, atje ku gjashtë prej tyre janë me status e drejta të plota.

 

– Ndërkohë njohja e Komitetit Olimpik të Kosovës një proces më vete…

– Pas shumë takimesh që pata personalisht si presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës me përfaqësuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në gusht 2014 pata rastin të isha përballë me Tomas Bah dhe Pere Miro. Atyre ju kërkova me këmbëngulje të shprehnin qëndrimin e tyre në lidhje me ne, sepse sportistët e Kosovës mund të prisnin edhe pak. Por ama dëshira e tyre ishte e madhe që të merrnin pjesë në Lojërat Olimpike. E më premtuan një zgjidhje, ndërsa në Lozanë jam kthyer edhe një herë më 1 shtator 2014. Aty më është komunikuar të përgatis materialin për aplikimin dhe në njërën prej dy mbledhjeve të radhës të bordit ekzekutiv të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar do të shqyrtohej mundësia e njohjes së Komitetit Olimpik të Kosovës. Na ishte vënë një kusht, askush nuk duhej të dinte për këto zhvillime. Më 22 tetor 2014 më erdhi një telefonatë. Në anën tjetër të telefonit ishte personalisht Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Dr. Tomas Bah, i cili më njoftoi se bordi ekzekutiv i Komiteti Olimpik Ndërkombëtar unanimisht kishte vendosur njohjen e përkohshme të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe se në samitin e radhës, që do të mbahej nga data 8, deri më 10 nëntor, sesioni do të vendoste për njohjen me të drejta të plota tonat. Shpërthyen lotët e gëzimit. Ishte një lajm që e prisja nga 27 maji 1992, pra mbi 22 vjet. Mezi arrita ta falënderoja Tomas Bahun.

 

– Cilët kanë qenë faktorët ku ju jeni mbështetur dhe si i keni neutralizuar ato negative?

– Kemi bërë një lobim të pandërprerë, i cili karakterizohej nga një bashkëpunim dhe bashkërenditje midis Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatave ndërkombëtare. Na është dashur të studiojmë hollësisht statutet e Federatave Ndërkombëtare. Filluam bashkëbisedimin me ta duke folur për kampionët tanë të shumëfishtë. Dëshirën e flaktë të tyre për t’u përballur me kampionët e shteteve tjera. Një bashkëpunim mjaft të mirë kemi patur edhe me Qeverinë e Kosovës dhe sidomos me Ministrat për sportin.

 

Vijon nesër…

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh