AlbanianSport.com 17.06.2015 10:05
ASNN – Pak kohë pas fitores historike me Francën, në miqësoren e luajtur në “Elbasan Arena”, Xhovani De Biazi shijon një tjetër moment lumturie për familjen e vet, sepse bashkëshortja e tij, Paola, feston ditëlindjen. Trajneri i kombëtares i ka rezervuar një urim në shqip.
Në të shkruhet shumë ngrohtësisht: “URIMET MË TË BUKURA! Për ty, që më mësove dashurinë e pafund, sepse ti je dashuria e pafund; ajo për të cilën nuk kursehem, që bëhet gjak i nxehtë dhe i dhuron jetën gjithçkaje. Gëzuar, gëzuar dhe 1,000 herë të tjera, Paola!”
Ndërkohë, De Biazi ka bërë dhe një letër dedikuar për babain e tij, duke thënë se i detyron jetën. Në këtë letër, tekniku kuqezi tregon peripecitë e jetës nga fëmijëria e deri në stadin aktual.