11 sportiste të spikatura ndajnë me ju sekretet e suksesit të tyre

Share Button

AlbanianSport.com 14/01/2021 23:55

ASNN – Nga skitë dhe regbija, deri te basketbolli dhe atletika, këto sportiste do t’ju motivojnë me etikën e punës dhe ritmin e tyre. Ato janë kampione botërore dhe olimpike, të cilat pavarësisht vështirësive dhe sfidave, kanë arritur majat në karrierën e tyre sportive. Ja cfarë i frymëzon ato:

 

  1. Mikaela Shifrin (Ski Alpine)

“Prano pasiguritë e tua dhe qëndro e lumtur me veten tënde.”

Si një skiatore alpine, pjesëmarrëse në Kupën e Botës, dy herë fituese e medaljes së artë Olimpike Dimërore dhe kampionia më e re e skive në sllallom, Mikaela Shifrin është një model për shumë njerëz. Historia e Mikaelës, kombinuar me qëllimin e saj “të frymëzojmë njerëzit të jenë pjesë e sportit, të jenë aktivë dhe të ndjehen mirë me veten e tyre” reflekton gjurmët që ajo dëshironë të lërë.

 

  1. Meri Keitani (Maratonë)

“Fëmijët e mi më motivojnë në fillimin e garës pasi e di që do më presin në vijën e finishit.”

Meri Keitani është 3 herë kampione në Maratonën e Londrës dhe mbajtëse e rekordit botëror, pasi fitoi Maratonën e kryeqytetit britanik në 2017-ën në një kohë prej 2 orë e 17 sekonda. Nga kodrat e Kenias, në rrugët e Londrës dhe Nju Jorkut, ajo është një modele për sportistet në të gjithë botën. Si nënë, ajo gjen motivim në mbështetjen e familjes së saj. “Fëmijët e mi janë rritur me vrapimin tim, ata e kuptojnë që unë jam një atlete dhe e dinë se duhet të punoj shumë, për ta”, – thotë Meri.

 

  1. Lindsi Horan (Futbolli i Femrave)

“Mos lejoni askënd t’ju ndajë nga sporti për të cilin jeni të apasionuar ose ajo çfarë po bëni në jetë.”

Lindsi Horan është një futbolliste profesioniste në SHBA dhe ishte “Lojtarja më e Vlefshme (MVP) e Ligës Kombëtare të Futbollit të Femrave. Pak para Botërorit të 2019-ës në Francë, ajo dhe shoqja e saj e ekipit, Emili Sonet, ndanë përvojat e tyre të hershme të futbollit.

“Unë isha në fushë me djem që ishin të gjithë më të mirë se unë, teknikisht, taktikisht, më të fortë, më të shpejtë, dhe vërtetova se isha po aq e mirë sa ata”, – thotë Lindsi.

 

  1. Asma El-Badaui (Basketboll)

Asma El-Badaui është një poete, aktiviste dhe basketbolliste Sudaneze-Britanike, e cila përdor rrugë të ndryshme të artit për të frymëzuar femrat kudo në botë. Ajo bëri një fushatë të suksesshme të quajtur “Fushata e Hixhabit” e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) e cila kishte si qëllim lejen për mbajtjen e hixhabit (shamisë së kokës për femrat muslimane) në ndeshjet profesionale të basketbollit. Ajo jo vetëm që përdor zërin e saj në sport, por edhe frymëzon të tjerët të kujdesen për shëndetin e tyre fizik dhe mendor.

Sado e madhe apo e vogël mund të jetë audienca juaj, Asma beson se njerëzit mund të kenë sukses duke përdorur platformën e tyre me qëllim. “Ndonjëherë ju duhet ta vendosni veten në vende të pakëndshme, – thotë ajo. – Ju mund të duhet të përballeni me shumë sfida. Por si mund ta dini nëse nuk e provoni? ”

 

  1. MekKenzi Koan (Paraomlipike)

“Une thyhem, por kthehem sërish dhe vazhdoj përpara.”

Koan lindi me një sëmundje të quajtur “Osteogenesis Imperfecta”  (sëmundje që i bën kockat shumë të brishta), dhe iu tha që asnjëherë nuk do mund të ecte apo të fliste. Por MekKenzi e gjeti rrugën e saj drejt një suksesi të jashtëzakonshëm duke u bërë 3 herë fituese e medaljes së artë Paraolimpike. Në Paraolimpiadën “Rio 2016”, ajo fitoi medalje të arta në 50, 400 dhe 100 metra stil i lirë dhe një medalje argjendi në stafetën 4 x 100 metra.

Frymëzimi i të tjerëve që mund të luftojnë me një sëmundje dobësuese është ajo që e frymëzon jetën e saj si një kampione. “Nuk ka asgjë që mund t’ju ndalojë… të vetmet kufizime që ekzistojnë janë ato që ju lejoni të ekzistojnë”, – thotë MekKenzi.

 

  1. Billi Xhin King (Tenis)

“Gjithçkaje që i jep vëmendje, rritet.”

Legjendja e tenisit Billi Xhin King fitoi 39 tituj në turnetë madhorë (“Grend Slem”-e), por fitorja ndaj tenistit Bobi Rings në “Betejën midis gjinive” ishte ajo që frymëzoi femrat kudo në botë të besojnë më shumë në potencialin e tyre. Sekreti i suksesit të saj? Këmbëngulja. Billi Xhini nuk pushon së sfiduari veten edhe në prag të pensionit. “Është shumë e rëndësishme që në ligj, në sport dhe në çdo fushë të jetës, të gjithë të kenë një mundësi”, – këmbëngul ajo.

 

  1. Fiao’o Fa’amausili (Regbi femra)

“Nuk jemi asnjëherë sipër jush, asnjëherë poshtë jush, por përkrah jush.”

Si kapitene, Fiao’o Fa’amausili udhëhoqi skuadrën “Black Ferns” të Zelandës së Re në katër Kampionate Botërorë të Regbisë për femra. Nga titujt në kampionat dhe deri te përvoja e saj në forcat policore “Manurewa”, Fiao’ i jep meritat e suksesit të saj mënyrës së sjelljes me anëtarët e tjerë të ekipit. Të ndash ngarkesën, t’i besosh ekipit, të respektosh lojtarët, dhe të mendosh për të tjerët pa lejuar energjinë negative të depërtojë. Fiao’o tani është tërhequr nga “Black Ferns”, por trashëgimia e saj në botën e regbit të Zelandës së Re jeton ende.

 

  1. Anzhelikë Kerber (Tenis)

“Mbrojtja e mirë të çon drejtë fitores.”

Kampionia e botës dhe 3 herë fituesja e turneve madhorë (“Grend Slem”), Anzhelikë Kerber është një teniste që frymëzon. Kur fitoi titullin e saj të parë “Grend Slem” në Turneun e Hapur të Australisë (Australian Open), ajo tha se ajo që e çoi atë drejt fitores ishte aftësia e saj për të forcuar dëshirën për të fituar.

“Pak para se të dilja në fushë, vazhdoja t’i thosha vetes se duhej të besoja në veten time nëse doja të fitoja. Dhe këtë i tregova edhe Serena Uilliamsit. Jo më kot isha kundërshtarja e saj në këtë finale dhe besoja se mund të kisha sukses”, – kujton Anzhelika.

 

  1. Tori Boui (Atlete)

“Mos ki frikë të jesh e suksesshme.”

Gjithçka ka të bëjë me besimin në vetvete. Si kampionia e botës në 100 metra në Londër dhe 3 herë medaliste në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro, ajo beson se lumturia shkon në mënyrë paralele me suksesin. “Nëse nuk jeni duke e shijuar atë që po bëni, çfarë kuptimi ka ta bëni?” – thotë Tori.

 

  1. Kathrinë Suitcer (Atletikë)

“Formula ime e thjeshtë është të vesh atletet e mia të vrapit dhe të dal në fushë.”

Në 1967-ën, Kathrinë Suitcer u bë femra e parë që garoi në Maratonën e Bostonit. Ndërsa ajo ishte një konkurrente e regjistruar zyrtarisht, drejtori i garës u përpoq ta ndalonte atë të konkurronte, duke u përpjekur t’i shkulte numrin e regjistrimit. Ajo arriti të përfundojë garën dhe u bë një simbol për femrat atlete në të gjithë botën për të thyer barriera.

“Aftësia dhe talenti është kudo; duhet vetëm një mundësi”, – thotë Kathrina.

 

  1. Sasha DiXhulian (Alpinizëm)

“Ne kemi aftësinë të bëjmë ndryshimin dhe të frymëzojmë të tjerët.”

Si një alpiniste profesioniste, Sasha DiXhulian është 3 herë “Kampione Kombëtare” në SHBA dhe u bë femra e parë në Amerikën e Veriut që ngjiti shkallën 9a, 5.14d, e konsideruar si një nga ngjitjet më të vështira për sportistet femra. Sasha është e apasionuar pas nevojës për barazi gjinore dhe vlerës së angazhimit të sa më shumë të rinjve në ngjitje dhe sporte të tjera në përgjithësi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

AlbanianSport.com 15/11/2024 15:30 ASNN – Kristjan Asllani spikat te kuqezinjtë, mësoni vlerat e lojtarëve

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh