11 futbollistët më të mëdhenj të kombit shqiptar… Panajot Pano…“Mbreti” (X)

Share Button

AlbanianSport.com 21/02/2019 23:50

ASNN – Futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave vlerësohen sipas shumë treguesve dhe e vërteta është se asnjëherë studiuesit, tifozët, analistët, optimistët dhe skeptikët, nuk merren vesh për më të mirin, jo vetëm për shkak të preferencave personale, por edhe se në kohë të ndryshme futbolli shfaq cilësi të ndryshme dhe natyrisht shpejtësi të ndryshme. E thënë ndryshe, duke bërë një gjykim të caktuar për një futbollist që luan aktualisht në fushë, nuk mund të jesh kaq i përpiktë për të bërë gjykimin e një futbollisti që ka luajtur para 70 apo 80  vjetësh.

“AlbanianSport.com” sjell në vëmendjen e lexuesve disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit të kombit shqiptar. E dimë, lexuesit mund të mos kënaqen me këtë radhitje, aq më pak njerëzit që kanë luajtur vetë futboll dhe mund të kenë preferenca të ndryshme, madje ne as nuk pretendojmë të jemi vlerësuesit më të mirë, por do të përpiqemi të krijojmë një ndarje për efekt radhitjeje, sepse secili prej tyre e shumë të tjerë jashtë listës e meritojnë të jenë të pranishëm këtu.

Para se të dalim në emrat konkretë, duhet të përmendim këtu edhe disa lojtarë që kanë shkëlqyer me talentin dhe lojën e tyre, të tillë si Stërmasi, Gjinali, Dinella, vëllezërit Ballgjini, Çeço, Rragami, Hafizi, Përnaska, Zëri, Minga, Kola, Muça, Petro e Vasil Ruci, Ziaji, Taho, Alimehmeti, Shulku, Skela, Tare, Bogdani, Strakosha, V. Sinani, Muka, Jupi, Salihi e shumë e shumë të tjerë. Të 11 të përzgjedhurit tanë po vijnë për ju çdo ditë përgjatë 11 ditëve në vijim, duke nisur nga e marta e shkuar.

Kemi hyrë tani në 5-shen më të mirë të historisë së futbollit shqiptar. Nuk është e lehtë të përmendësh emra, sepse shqiptari e ka zakon të jetë kudo i pari, edhe në futboll, por kushtet na detyrojnë të bëjmë një ndarje të drejtë e të pranueshme. Për këtë arsye lipset mirëkuptim. Fundja, emrat që do të radhisim kanë përmasa që nuk mund të atakohen për pozicionimin, sepse e kanë shkruar me talent dhe djersë emrin e tyre në radhët e më të mirëve.

 

  1. Panajot Pano – Mbreti i futbollit shqiptar

 

Panajot Pano u lind në Durrës më 7 mars 1939 dhe ndërroi jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 19 janar të vitit 2010, në moshën 71-vjeçare. Panajot Pano ka luajtur vetëm 28 ndeshje me ekipin përfaqësues dhe ka shënuar vetëm 4 gola. Këto shifra në ditët e sotme janë krejt të papërfillshme. Lojtarë si Armand Sadiku, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi apo ndonjë tjetër kanë më shumë ndeshje si kuqezi e kanë realizuar më shumë gola. Por pse Panajot Pano është më i madhi nga të gjithë?

Pse emri i tij është i lidhur përjetësisht me historinë e futbollit shqiptar dhe pse Pano etiketohet më i madh i të gjitha kohërave? Ka disa arsye. Së pari, Panajot Pano ka qenë një futbollist i madh teknikisht, ka pasur një karrierë të madhe e të spikatur me Partizanin dhe Kombëtaren, ka mbajtur peshë mijëra fansa për më shumë se 15 vite, ka luajtur futboll modern, ka qenë driblues i mrekullueshëm dhe me shpërthime të papare e të pakapshme nga kundërshtarët.

Për nivelin e tij si sulmues ka me mijëra komente nga njerëzit më të nderuar të futbollit shqiptar dhe të huaj. Panajot Pano është lojtari që gjunjëzoi të madh Franc Bekenbauer, ky i fundit, e ka cilësuar Panon si një prej lojtarëve më të mëdhenj të kohës së tij. Dhe kur të bënte vlerësime një ikonë e futbollit botëror si Bekenbauer do të thotë se Pano ishte lojtar i kalibrit botëror. Në vitin 1967 ai ishte sulmuesi kryesor i përfaqësueses në atë barazim historik 0-0 ndaj Gjermanisë Perëndimore.

Bekenbaueri ka deklaruar në mediat sportive gjermane se Pele dhe Eusebio janë sulmuesit më të mëdhjenj të kohës së tij, por për të lojtari më i vështirë me të cilin është përballur në fushë është Panajot Pano i Shqipërisë. Pano ka luajtur mbi 700 ndeshje në karrierën e tij dhe ka shënuar mbi 450 gola, prej të cilëve 50 gola jashtë Shqipërisë. Pano ka jetuar në një kohë kur vendi ishte i izoluar, por nëse do të luante në ditët e sotme mund të ishte pjesë e një prej klubeve më të mëdha në botë.

Në nëntor 2003, në rastin e Jubileut të UEFA-s, Pano është zgjedhur si futbollisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave nga Federata Shqiptare e Futbollit. “Ndoshta ai nuk do të më mbajë mend mua, por unë do ta kujtoj atë gjithmonë”, – ka thënë Franc Bekenbaueri për Panajot Panon. Kjo flet më shumë se gjithçka tjetër për madhështinë e Panos në fushën e lojës. Kur për të themi “mbreti” i futbollit shqiptar, i kemi thënë të gjitha…

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh