11 futbollistët më të mëdhenj të kombit shqiptar… Altin Lala, “motori” i vogël (II)

Share Button

AlbanianSport.com 12/02/2019 20:45

ASNN – Futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave vlerësohen sipas shumë treguesve dhe e vërteta është se asnjëherë studiuesit, fansat, analistët, optimistët dhe skeptikët, nuk merren vesh për më të mirin, jo vetëm për shkak të preferencave personale, por edhe se në kohë të ndryshme futbolli shfaq cilësi të ndryshme dhe natyrisht shpejtësi të ndryshme. E thënë ndryshe, duke bërë një gjykim të caktuar për një futbollist që luan aktualisht në fushë, nuk mund të jesh kaq i përpiktë për të bërë gjykimin e një futbollisti që ka luajtur para 70 apo 80  vjetësh.

“AlbanianSport.com” sjell në vëmendjen e lexuesve disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit të kombit shqiptar. E dimë, lexuesit mund të mos kënaqen me këtë radhitje, aq më pak njerëzit që kanë luajtur vetë futboll dhe mund të kenë preferenca të ndryshme, madje ne as nuk pretendojmë të jemi vlerësuesit më të mirë, por do të përpiqemi të krijojmë një ndarje për efekt radhitjeje, sepse secili prej tyre e shumë të tjerë jashtë listës e meritojnë të jenë të pranishëm këtu.

Para se të dalim në emrat konkretë, duhet të përmendim këtu edhe disa lojtarë që kanë shkëlqyer me talentin dhe lojën e tyre, të tillë si Stërmasi, Gjinali, Dinella, vëllezërit Ballgjini, Çeço, Rragami, Hafizi, Përnaska, Zëri, Minga, Kola, Muça, Petro e Vasil Ruci, Ziaji, Taho, Alimehmeti, Shulku, Skela, Tare, Bogdani, Strakosha, V. Sinani, Muka, Jupi, Salihi e shumë e shumë të tjerë. Të 11 të përzgjedhurit tanë do të vijnë për ju çdo ditë përgjatë 11 ditëve në vijim, duke nisur nga e marta.

 

…vijon nga dje

 

  1. Altin Lala – “Motori” i vogël me punë të madhe

 

Altin Lala u lind më 18 nëntor 1975 në Tiranë dhe konsiderohet si një prej futbollistëve më të mëdhenj shqiptarë, qoftë në karrierën e tij në nivel klubesh, ashtu dhe me ekipin përfaqësues. Altin Lala në vend të 11-të të kësaj liste mund të duket sa i çuditshëm, aq dhe interesant. Kjo pasi Lala nuk ka qenë sulmues që të bënte shumë gola, as portier që të spikaste me pritjet e tij, as futbollisti me më shumë ndeshje në ekipin përfaqësues, e as lojtari që ka regjistruar ndonjë rekord në Shqipëri dhe jashtë saj.

Por duke futur Altin Lalën në këtë listë, ne nderojmë një brez të artë lojtarësh midis viteve 1995-2010. Një brez i shkëlqyer lojtarësh që luajtën në kohë të vështirë, por falë punës dhe talentit të tyre regjistruan suksese individuale me ekipet e tyre në kampionatet e ndryshme evropiane. Në këtë brez, Lala mund të shihet si përfaqësues për Rraklin, Bogdanin, Taren, Skelën, Alijajn e shumë të tjerë. Altin Lala ishte ai futbollist që u bë numri 8 më i mirë në historinë e Hanoverit në Bundesligën gjermane.

Aq impakt pati Lala në ekip sa klubi e hoqi përkohësisht bluzën nga qarkullimi. Me ekipin përfaqësues Lala ka luajtur 73 ndeshje, një prej lojtarëve që ka pasur më shumë prezenca me fanellën kuqezi, me të cilën ka shënuar 3 gola, ku vlen ai gol plot potencë në fitoren kundër Rusisë në Shkodër (3-1). Nga viti 1998 deri më 2012 ka luajtur për Hanoverin afro 300 ndeshje, ku ka realizuar 11 gola.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh