10 dribluesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, gjithçka nis nga Baxhio (I)

Share Button

AlbanianSport.com 27/01/2019 15:15

ASNN – 10 dribluesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, adhuruesit e Kristiano Ronaldos le të zhgënjehen. Futbolli është ndoshta i vetmi sport që i ofron audiencës një shans për të dëshmuar raste të vërteta bukurie, lëvizje që mund të arrijnë nivelin e artit. Asnjë sport tjetër nuk mund të paraqesë nivelin e bukurisë, ku gërshetohen disa elementë, për ta bërë njeriun e zakonshëm në fushë të jetë i pazakontë, të jetë një hero, një idhull për rininë.

Dhe këtë status e krijojnë shpejt dhe fort dribluesit. Artin e driblimit nuk e kanë të gjithë, por një kategori e vogël futbollistësh, me aftësi të lindura në kontrollin e topit dhe në zhdërvjelltësinë e lëvizjeve që i bëjnë ata të pakapshëm nga kundërshtarët dhe mjaft të dashur për publikun. Renditja e më të mirëve shoqërohet si përherë me debate, pasi njerëzit kanë shije të ndryshme, për më tepër që futbolli evoluon, ndryshon shumë në taktikë dhe breza të ndryshëm kanë aftësi të ndryshme për lojën në kohë të ndryshme.

Para se të prezantojmë 10 dribluesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, njerëzit e thjeshtë duhet ta dinë se jashtë kësaj 10-sheje ka dhe lojtarë mjaft të mirë që në një formë apo tjetër mund të ishin pjesë e listës dhe ata janë: Majkëll Laudrup, Stenli Methju, Eusebio, Magjik Gonzales, Kristiano Ronaldo, Tom Finej, Matias Sindelar, Ariel Ortega, Kubala, Dobrin, Figo, apo i madhi Zinedin Zidane. Por, specialistët e moshave të ndryshme janë të mendimit se 10 më të mirët kanë ca gjëra të veçanta që nuk i kanë të tjerët dhe për këtë arsye janë në këtë listë.

Kështu, më poshtë jepen 10 lojtarët më të mirë driblues të të gjithë kohërave. Natyrisht, kjo renditje e “AlbanianSport.com” (e cila do të vijë në 4 pjesë dhe sot është pjesa e parë) nuk pretendon të kënaqë shijet e secilit sportdashës, pasi dihet që çdonjëri nga ne ka preferencat e veta, por po jep të dhënat për lojtarët që shihen nga një masë e gjerë sportdashësish dhe shumica e specialistëve si driblues klasi, lojtarë të mrekullueshëm dhe me impakt të madh tek sportdashësit.

Edhe pse debati për dribluesin më të mirë nuk do të shterojë kurrë dhe do të ketë vazhdimisht mospajtim për klasifikimin, askush nuk mund të hedhë poshtë se 10 lojtarët e poshtëshënuar janë dribluesit nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave. Janë persona që i kanë dhënë futbollit dimensionin e madhështisë dhe e kanë kthyer topkëmbën nga sport fizik në art më vete. Jo rastësisht në këtë listë dominojnë brazilianët (5 nga 10), që pasohen nga dy argjentinas, një italian, një britanik dhe një holandez.

 

  1. Roberto Baxhio – Bishtaleci hyjnor

Emri i Roberto Baxhios është i lidhur jo vetëm me futbollin në fushë, por edhe me pamjen e tij të jashtme, falë bishtalecit në flokët e tij të gjata, që në kulmin e karrierës së tij do të merrte nofkën “bishtaleci hyjnor”. Në vitin 1994 ai kishte në dorë fatet e Botërorit për Italinë, por 11-metërshi e tradhtoi, gjuajtja përfundoi në… eter! E humbi Botërorin përballë Brazilit, por ai ka shkëlqyer në të gjithë dimensionin e tij si driblues i papërsëritshëm.

Ai konsiderohet të jetë një nga lojtarët më të mëdhenj italianë dhe një nga më të mirët e brezit të tij. Me një çmim të “Topit të Artë” dhe një çmim të FIFA-s si “Lojtari Botëror i Vitit”, për të dëshmuar për arritjet e tij, Baxhio është kujtuar për karizmën e tij në lojën me top, një futbollist që impononte respekt tek kundërshtarët më të mëdhenj të tij. Ndërsa futbolli italian zakonisht perceptohet si futboll mbrojtës, Baxhio ishte një botë tjetër.

Ai ishte një argëtues, duke verbuar audiencën çdo herë që kapte topin. Aftësia e tij për të mposhtur kundërshtarët me lëvizjet e tij, depërtues, lëvizjet e trupit si valltar apo ndryshimet e papritura në përshpejtimin apo ritmin e lëvizjes, e bëjnë atë një nga dribluesit më të mëdhenj në historinë e futbollit.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

AlbanianSport.com 15/03/2024 13:55 ASNN – Edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh