AlbanianSport.com 13.03.2015 19:55
ASNN – Kanë përfunduar 45 minutat e para të derbit të 141-të të kryeqytetit midis Tiranës dhe Partizanit.
Ky derbi, i shtyrë 3 herë, ka luajtur pjesën e tij të parë dhe është Partizani që kryeson me rezultatin 2-0, falë dy golave të shpejtë të shënuar në minutat 35 dhe 38, përkatësisht nga Nexhipi dhe Raçiç, por edhe të gabimeve amatoreske të portierit bardheblu, Stivi Frashëri.
Sikundër çdo eventiment madhor sportiv, edhe kjo ndeshje po sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.