KOKSH / Stërmasi: Absurde që Gega të stërvitet jashtë me trajner tjetër Gjergj Vyshka 03.10.2014 16:15 I pari që ka hyrë në debate si me Bezhanin, ashtu dhe Rulin, ka qenë trajneri i Luiza Gegës, Taulant Stërmasi, sipas të cilit nuk është normale që sportistja të shkojë jashtë vendit dhe të stërvitet me tjetër trajner. “A mund ta dij se nëse stërvitemi brenda vendit, cili do të jetë përfitimi i bursës olimpike? – ka thënë ai. – Unë si trajner kam shpenzuar edhe kur sportistja është stërvitur jashtë, por dhe brenda.” “E nuk është normale që të shkojë sportistja e të stërvitet me trajner tjetër, i cili nuk e ka idenë se si është përgatitur e çfarë programesh përgatitore ka ajo. Së dyti, cilat janë aktivitetet në të cilën duhet të marrim pjesë për normën e kualifikimit?”, – ka shtuar Stërmasi, debati i të cilit me drejtuesit e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar ka zgjatur për disa minuta. Por përfundimi i gjithçkaje ka qenë se çështja e shoqërimit të sportistes, në një farë mënyre duhet të zgjidhet me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Federatat përkatëse. “Sa për aktivitetet, më të rëndësishme janë pjesëmarrjet në Kampionatin Evropian dhe Botëror, të cilat janë kualifikuese për Olimpiadën e 2016-s”, – ka thënë si Bezhani, ashtu dhe Ruli.
Ja përfituesit e bursës olimpike
Daniel Godelli Peshëngritje Luiza Gega Atletikë Iltian Nika Çiklizëm Anxhela Kashari Not Osman Hajdari Mundje Ana Demneri Taekuondo |
KOKSH / Bezhani: Të ndërgjegjshëm se ka edhe të tjerë sportistë cilësorë Gjergj Vyshka 03.10.2014 12:55
“KOKSH ka kënaqësinë e shpërndarjes së këtyre bursave, të cilat do të jenë një mundësi e mirë stërvitjeve dhe kualifikimi me normë të sportistëve tanë Read More |
KOKSH / Ja si u përzgjodhën 6 bursistët olimpikë dhe kriteret e duhura Olgert Serani 02.10.2014 19:50 Midis 18 propozimeve të sportistëve kandidatë për bursë olimpike për “Rio 2016″ janë përfitues: Daniel Godelli në peshëngritje (fitoi ndaj Romela Begaj dhe Ervis Tabakut); Luiza Gega në atletikë (fitoi konkurrencën me Izmir Smajlaj); Read More |
KOKSH / Prezantohet 6 sportistët kuqezi me bursë olimpike AlbanianSport.com 02.10.2014 16:35 ASNN – Në përgatitje për Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka shpallur edhe 6 sportistët që do të përfitojnë bursat olimpike. Read More |
Olimpiada Speciale, hapja dhe mbyllja dhe të tjera veprimtari Nga Ismet Bellova * 30.09.2014 16:10 Sigurisht dy pikat më kulmorë të veprimtarisë kanë qenë dy ceremonitë madhështorë e spektakolare – ajo e çeljes, e zhvilluar në Pallatin e Sportit në Bruksel, dhe e mbylljes në Pallatin e Sportit në Antverp. Read More |
Olimpiada Speciale, shqiptarët vijnë me 7 medalje nga Antverpi Nga Ismet Bellova* 30.09.2014 13:25 Shqipëria sjell shtatë medalje nga Antverpi, 2 ari, 3 argjendi dhe 2 bronzi. Olimpistët tanë në Lojërat Evropiane dhe Euroaziatike paraqiten denjësisht. Read More |
Olimpiada Speciale, një manifestim i madh & i bukur sportiv e human * Nga Ismet Bellova 30.09.2014 09:45 Idetë dhe iniciativa e motrave Rozmari dhe Eunise Kenedi dhe në përgjithësi e familjes fisnikërore amerikane Kenedi, për organizimin e zhvillimin e lëvizjes sportive Read More |
Kontakte dhe informacione
Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)
|
Rrjetet Sociale |
Rreth Nesh |