Çiklizëm / Eugert Zhupa, i dyti në Turin e Langkauit në Malajzi AlbanianSport.com 24/03/2018 15:15 ASNN – Eugert Zhupa, çiklisti shqiptar i “Uilier Triestinas”, është Read More |
(Video) Çiklizëm / Federata Evropiane nderon Skënder Anxhakun me “Mirënjohje” AlbanianSport.com 12/03/2018 10:40 ASNN – Kreu i organizmit që qeveris çiklizmin shqiptar, Skënder Read More |
Çiklizëm / Dyrrotaket, mes skuadrës së dytë, Zhupës dhe femrave (IV) AlbanianSport.com 10/01/2017 12:30 … vijon nga dje Ndërsa Fondriesti deklaroi: “Sot jemi këtu vetëm për një ditë Read More |
(Video) “Shtegu i Gjelbër 2018”, një shans për të përqafuar natyrën AlbanianSport.com 09/01/2017 16:10 ASNN – Mbi 100 pjesëmarrës morën pjesë në edicionin e 3-të Read More |
Çiklizëm / 22 ekipe pjesëmarrëse në “Turin e Francës 2018” AlbanianSport.com 09/01/2017 11:35 ASNN – Organizatorët e Turit të Francës në çiklizëm, që do të Read More |
Çiklizëm / Nga Juta, në Bergen, në Rrethin e Të Rinjve, e deri në Sarandë (III) AlbanianSport.com 09/01/2017 07:55 … vijon nga dje Kjo, Read More |
Përmbledhja / Rrethi i 74-t, për herë të parë, si një garë ndërkombëtare (II) AlbanianSport.com 08/01/2017 16:10
…vijon nga dje
Edicioni i 74-t i garës më të rëndësishme të çiklizmit shqiptar ka nisur me petkun e të qenit i pari edicion i përfshirë në kalendarin ndërkombëtar të Federatës Botërore të këtij sporti, UCI-t, ka nisur me një nivel tjetër të masave organizative, që, në fakt, kanë qenë një sfidë më vete për Federatën Shqiptare të Çiklizmit, dhe, në veçanti, për presidentin e saj, Skënder Anxhaku. Një sfidë që u kapërcye me sukses, sikundër e konfirmoi edhe Kryegjyqtari i këtij Rrethi të 74-t, Vladimiros Petsas, i cili, duke folur për Televizionin Shqiptar pas etapës së fundit, ka vlerësuar përpjekjet e Shqipërisë si vend organizator. “Sigurisht që ju e kaluat klasën dhe për këtë meritoni përgëzime, sidomos presidenti i Federatës, z. Anxhaku, – ka thënë ai. – Natyrisht që ka ende punë për të bërë për një garë edhe më të shkëlqyer, por të gjitha kriteret e këtij niveli të UCI-t u përmbushën dhe kjo është një bazë mjaft e mirë për të ndërtuar një garë edhe më suksesshme në edicionet e ardhshme.” Një aspekt i rëndësishëm i këtij Rrethi të 74-t Çiklistik të Shqipërisë ishte edhe siguria e garuesve dhe, sikundër asnjëherë më parë, masat e marra nga Policia Rrugore, por edhe Policia e Shtetit, ishin të jashtëzakonshme. Kjo u ka krijuar pjesëmarrësve, por edhe organizatorëve, mundësinë për një garë të rrjedhshme dhe pa pengesa dhe, ç’është më e rëndësishme, pa asnjë dëmtim të çiklistëve. Kjo nuk ka qenë e lehtë, duke patur parasysh se bëhej fjalë për një karvan prej 75 çiklistësh dhe po aq staf shoqërues, afro 20 automjete shoqëruese, dhe të gjitha këto në lëvizje përgjatë 850 kilometrave, duke kaluar nëpër qytete dhe rrugë të ndryshme dhe duke shmangur me sukses çdo të papritur të pakëndshme, e për më tepër në një garë që, ndryshe nga edicionet e mëparshme, kur lëvizte me një shpejtësi mesatare 35-40 km në orë, këtë edicion kapi një mesatare mbresëlënëse prej 45 deri në 55 km në orë. Megjithatë, presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, nuk e fshehu kënaqësinë në përfundim të Rrethit. Në bazë të kontratës firmosur midis Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar dhe Federatës Shqiptare të Çiklizmit, ky Rreth Çiklistik shënoi edhe një risi tjetër sa i përket pasqyrimit të tij, nëpërmjet ndjekjes hap pas hapit nga ana e grupit të xhirimit, të përbërë nga Altin Kodra, Erin Teliti dhe Julian Zela, të cilët sollën çastet më të bukura të kësaj gare nëpërmjet kronikave dhe lidhjeve me edicionet e lajmeve. Por edhe një përmbledhje ditore prej afro 30 minutash, të shoqëruar edhe komentin e specialistit të njohur të këtij sporti, Genc Angjeli. Të gjitha këto e bënë këtë Rreth të 74-t Çiklistik, ku morën pjesë 12 skuadra dhe ku fituar si individ u shpall italiani Françesko Manuel Bonxhorno, ndërsa si ekip, ai italian “GM Europa Ovini”, të veçantë në llojin e vet, të parin në atë që shpresohet të shndërrohet në një vazhdë të suksesshme, me shpresën për të sjellë një ditë nëpër rrugët e Shqipërisë më të mirët e Evropës dhe për ta bërë këtë garë një kartolinë të mrekulleshme për potencialin e turizmit shqiptar. Rrethi i 74-t ia ka lënë stafetën në fund të qershorit Kampionatit Kombëtar të Çiklizmit, që është zhvilluar përgjatë dy ditëve në Tiranë, duke kurorëzuar kampionët e rinj të vendit, si në disiplinën e kronometrit, ashtu edhe në atë të të rezistencës. Në ditën e parë të garave është zhvilluar gara e kronometrit për të 3 kategoritë, ku kanë marrë pjesë 35 çiklistë, nga të cilët 10 për paratërinjtë, 14 për të rinjtë dhe 11 për të rriturit. Ndërkaq, duke dëshmuar se është një sport që po njeh rritje të vazhdueshme në arenën ndërkombëtare, çiklizmi shqiptar ka bërë një tjetër paraqitje të mirë në Kampionatin Evropian që u mbyll të dielën e parë të korrikut në Danimarkë. Në garën e rezistencës, të gjatë 241.2 cm, Xhuliano Kamberaj është renditur i 20-ti, ndërsa Ylber Sefa i 26-ti midis 149 pjesëmarrësve në këtë garë. Ndërkohë, çiklisti i 3-të, Eugert Zhupa, ka rënë pre e një aksidenti që ka përfshirë disa garues, rreth 1 kilometër para finishit. Në fakt, kjo 3-she kuqezi është ndër më cilësoret të këtyre viteve të fundit që Shqipëria ka çuar në një Kampionat Evropian, pasi Zhupa dhe Kamberaj garojnë në nivele të larta në Itali, ndërsa Sefa po shkëlqen në Belgjikë. Krahas pjesëmarrjes së suksesshme në Kampionatin Evropian të Çiklizmit në Rrugë, që u mbajt në Danimarkë, çiklizmi shqiptar ka patur një tjetër provë madhore ndërkombëtare.
Vijon nesër… |
Çiklizëm / Demir Muliç ia ka marrë dorën “Shtegut të Gjelbër” AlbanianSport.com 08/01/2017 09:45 ASNN – Demir Muliç, çiklisti nga Mali i Zi, ia ka marrë dorën Read More |
(Video) “Shtegu i Gjelbër”, malazezi Muliç bën “bis” në edicionin e 3-të AlbanianSport.com 06/01/2018 19:30 ASNN – Gara e çiklokrosit, e njohur ndryshe si “Shtegu i Gjelbër”, Read More |
Kroqi: 2017-ta, viti i sukseseve për Vllazninë e shumësportëshit
ASNN – Drejtori Kroqi bën bilancin e arritjeve, ku sportistët Read More |
Përmbledhja / Çiklizmi shqiptar, një 2017-të në kalendarin botëror (I) AlbanianSport.com 06/01/2018 14:05 ASNN – Viti që e futi Shqipërinë në hartën e çiklizmit botëror. Read More |
(Video) “Shtegu i Gjelbër 2018”, pjesëmarrje masive & itinerar sfidues AlbanianSport.com 06/01/2018 09:00 ASNN – Më 7 janar 2018 do të mbahet në kryeqytet gara e “Shtegut Read More |
(Video) Dorezat me sinjale, risia e zgjuar që rrit sigurinë rrugore AlbanianSport.com 05/01/2018 22:55 ASNN – Janë cilësuar si një zgjidhje optimale për sigurinë rrugore Read More |
(Video) Mançe: “Shtegu i Gjelbër 3”, 2018-ta nis nga natyra AlbanianSport.com 05/01/2018 16:15 ASNN – Edicioni i 3-të i garës së çiklokrosit, të njohur ndryshe Read More |
Çiklizëm / Kris From konfirmohet në Xhiron e Italisë & Turin e Francës AlbanianSport.com 28/11/2017 14:20 ASNN – Sipas Telespor, shtypi holandez i grupit De Telegraf, Read More |
(Video) Biçikleta ujore, sfida e re që zgjidh dilemën e transportit njerëzor AlbanianSport.com 26/11/2017 11:45 ASNN – Tanimë të apasionuarit pas çiklizmit, por edhe ujit, nuk Read More |
(Video) Sefa: 2017-ta, vit i jashtëzakonshëm për çiklizmin shqiptar AlbanianSport.com 26/11/2017 10:05 ASNN – Për Ylber Sefën, viti 2017 ishte një vit për t’u mbajtur Read More |
Çiklizëm / Halilaj & Zhupa, dinjitozë në kronometër, tani, sytë nga “rruga” Gjergj Vyshka 21.09.2017 15:15 Tom Dumulin është fituesi i garës së kronometrit në Kampionatit Read More |
(Video) Çiklizëm / Anxhaku: Rreth edhe për të rinjtë, sytë nga “Tokio 2020” AlbanianSport.com 21.09.2017 11:35 ASNN – Një Rreth Çiklistik të Shqipërisë posaçërisht për grumoshën Read More |
(Video) Çiklizëm / Mbahet Kronometri i Botërorit, Halilaj, i 51-ti, Zhupa, i 58-ti AlbanianSport.com 21.09.2017 07:55 ASNN – Dy çiklistët shqiptarë, Eugert Zhupa dhe Redi Halilaj, Read More |
(Video) Çiklizëm / Dyrrotakët, pas Evropianit, sytë drejt Botërorit të Bergenit AlbanianSport.com 04.09.2017 12:20 ASNN – Çiklizmi shqiptar vazhdon pjesëmarrjen në veprimtaritë Read More |
(Video) Otranto-Vlorë, varkat me vela, në garën 3-ditore “Pilot.al Cup” AlbanianSport.com 24.08.2017 22:45 ASNN – Fundjava do ta kthejë aksin detar Otranto-Vlorë në arenën Read More |
(Video) Çiklizëm / Rogliç, zbritje në kufinjtë e çmendurisë në Francë… AlbanianSport.com 24.07.2017 15:15 ASNN – Një nga sportet ku koeficienti i rrezikut sfidon kufinjtë Read More |
Çiklizëm / Turi i Francës kurorëzon britanikun Kris From si fitues të 2017-ës AlbanianSport.com 24.07.2017 07:55 ASNN – Bie sipari i Turit të Francës, që tashmë ka përfunduar Read More |
(Video) Rrethi i 74-t Çiklistik i Shqipërisë, një bast i fituar i “dyrrotakëve” AlbanianSport.com 02.06.2017 11:35 ASNN – Gara e 3-të më e vjetër çiklistike në Evropë, pas Turit Read More |
Çiklizëm / Xhiro e Italisë, etapën e dytë e fiton Graipeli, Zhupa i 91-ti Gjergj Vyshka 07.05.2017 09:45 Andre Graipel ka fituar në një sprint të shpejtë në metra e fundit Read More |
Kontakte dhe informacione
Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)
|
Rrjetet Sociale |
Rreth Nesh |